Lajmet e fundit

Mediat botërore raportojnë për vrasjen e të krishterëve sirian nga ana e militantëve të Shtetit Islamik në qytetin e al-Qaryatain.
Qyteti ishte rimarrë nga forcat siriane të mbështetura nga ato ruse dhe aleatët e tyre gjatë javës së shkuar.
Rreth 21 të krishterë u vranë, në kohën kur rreth 300 sish mbetën në qytet, pasi ai ra në duart e ISIS-it gushtin e kaluar, tha kreu i Kishës Ortodokse Siriane.
"Në mesin e viktimave janë tri gra", i tha BBC-së Patriarku Ignatius Aphrem II
Ai tha se disa vdiqën, derisa ishin duke u përpjekur për të ikur ndërsa të tjerët u vranë për shkeljen e kushteve të kontratës e cila i kërkon që t'i nënshtroheshin sundimit të Islamit, përcjellë Klan Kosova.