Lajmet e fundit

Militantët e Shtetit Islamik në Provincën e Sinai-t në Egjipt, kanë deklaruar se janë përgjegjës për sulmet raketore të kryera në një anije detare në Detin Mesdhe, raporton gazeta izraelite Haaretz, përcjellë Klan Kosova.
Deklarimi i përgjegjësisë nga Provinca Sinai e Shtetit Islami – kështu vetëquhet grupi, është bërë përmes një llogarie në Twitter e cila është e lidhur me grupin.
Vërtetësia e këtij prononcimi nuk është verifikuar ende, por ishte shoqëruar me publikimin e fotografive në të cilat pretendohet se shihet një raketë duke fluturuar drejtë anijes dhe një shpërthim i madh i cili ka përfshirë pjesën më të madhe të saj, dhe tymin që është shkaktuar pas eksplodimit.
Ushtria egjiptiane kanë thënë se rojat bregdetare kanë shkëmbyer të shtëna me militantët e ISIS-it në brigjet e Sinait verior, zonë kjo në kufi me Izraelin dhe Rripin e Gazës.
Varka është kapluar nga zjarri, mirëpo incidenti nuk ka rezultuar me viktima.