Lajmet e fundit

Pas marrjes në pronësi të qytetit strategjik, Al-Karjatan, në provincën qendrore në Homs të Sirisë, ekstremistet e Shtetit Islamik kanë rrëmbyer 230 civilë.
Në mesin e tyre thuhet se së paku 60 janë të krishterë. Personat e rrëmbyer sipas Observatorit për te Drejtat e Njeriut me seli në Londër, kishin ikur prej Alepos para disa muajve.
Të rrëmbyerit thuhet se kërkoheshin nga grupi ekstremist për shkak të bashkëpunimit me regjimin, transmeton Klan Kosova.