Lajmet e fundit

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet e dyfishta vetëvrasëse në kryeqytetin afgan Kabul, ku kanë mbetur të vdekur 25 persona, përfshirë tetë gazetarë.
Dega afgane e kësaj organizate ekstremiste, e njohur gjithashtu si Provinca e Khorasani, ka lëshuar një deklaratë urgjente në një faqe që lidhet me Shtetin Islamik, duke deklaruar se objektivi i sulmit ishte selia e shërbimeve të sigurisë afgane në Kabul, transmeton Klan Kosova.