Lajmet e fundit

Televizioni i Emirateve të Bashkuara të Arabisë në Dubai ka nxjerrur disa kopje të dokumenteve të udhëtimit që përfshijnë pasaporta të gjashtë nënshtetasve të Shqipërisë, katër pasaporta Frenge, dy Holandeze, Gjermane, Suedeze, Polake dhe të Danimarkës, njofton agjencia e lajmeve Sputnik.
Ndër dokumentet e udhëtimit kishte edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të Bashkimin Europian, duke përfshirë edhe të Izraelit dhe Kosovës, ku edhe gjashtë letërnjoftime të Kosovës ishin ndër dokumentet e zbuluara.
Sipas këtij televizioni Shteti Islamik ka me qindra dokumente të vjedhura, duke përfshirë këtu edhe dokumente të udhëtimit të cilat mund të përdoren nga militantët për të udhëtuar nëpër Europë.
“Posdeimi i këtyre pasaportave është një avantazh i madh për Shtetin Islamik, pasi ata mund të udhëtojnë lirshëm”- tha një analist për televizionin arab.