Lajmet e fundit

Dera e Sallës së Kuqe këtu në Fakultetin Filologjik të mërkurën qe e mbyllur me çelës.
Në fakt salla do të duhej të ishte e hapur edhe për ceremoninë e shënimit të 47 vjetorit të themelimit të UP “Hasan Prishtina”, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kjo për shkak se në njërën nga ulëset e saj u gjet një letër kërcënuese drejtuar universitetit të Prishtinës.
Pas kësaj menaxhmenti i UP-së për letrën që erdhi në emër të grupit ISIS lajmëroi policinë .
Kjo e fundit sygjeroi UP-në që manifsetimin për nder të ditës së universitetit ta mbajë në një vend më lehtë të kontrollueshëm .
Letra që ka qenë e shkruar me dorë tashmë eshte nën hetime të policisë dhe për këtë nuk iu dha as mediave për ta filmuar.
Ndryshe policia ka vënë masa të sigurisë gjithandej Universitetit “Hasan Prishtina” në të njejtën kohë që edhe po punon intenzivisht për ti kapur ata që kërcënuan UP-në.
Kronikë e Dafina Jegenit.