Lajmet e fundit
“Vritini të gjithë” është mesazhi i frikshëm që shoqëronte një poster të publikuar nga “SITE”, shoqata që monitoron aktivitetin “online” të terroristëve islamikë, me një thikë që duket se ndan në mes trofeun e Kupës së Botës

Hijet e kërcënimeve nga Shteti Islamik rëndojnë ende mbi Kampionati Botëror të futbollit që do të nisë më 14 qershor në Rusi.
Organizata terroriste islamike ka aktivizuar edhe zyrtarisht rrjetin e saj propagandistik në prag të turneut më të rëndësishëm të futbollit në planet.
“Vritini të gjithë” është mesazhi i frikshëm që shoqëronte një poster të publikuar nga “SITE”, shoqata që monitoron aktivitetin “online” të terroristëve islamikë, me një thikë që duket se ndan në mes trofeun e Kupës së Botës.
Posteri është i fundit i një serie të gjatë kërcënimesh, që Shteti Islamik ka publikuar me kohë, edhe në lidhje me futbollin.
Në prill ishte një paralajmërim për Putinin, ku thuhej “do të paguash për vrasjen e myslimanëve”, në një poster që shfaqte një xhihadist me kallashnikov në duar.
Në mars, terroristët kërcënuan Lionel Messin, të veshur me portokalli, si personat e ekzekutuar në videot e propagandës së tyre, të gjunjëzuar dhe pranë një xhihadisti të gatshëm për ta vrarë.
Motivi i kësaj urrejtjeje nga ana e ISIS në lidhje me Rusinë vjen nga fakti që presidenti Putin ka mbështetur regjimin sirian të Bashar al-Assadit.