Lajmet e fundit
Terroristët e Shtetit Islamik po i japin vajzat e rrëmbyera si çmime në kuadër të një loje të recitimit të vargjeve të Kuranit, sikurse dëshmon The Daily Mirror.

Testi i kujtesës parashikon që xhihadistët të recitojnë vargje në publik dhe ai që del fitues merr një vajzë të rrëmbyer si çmim.
Burimet e sigurimit në Irak thonë se rrjeti i ekstremistëve ka nisur t’i nxjerrë nëpër parakalime në publik vajzat, disa javë pasi rrëmbeu mijëra të rinj e të reja.
Në një sulm në veri të Mosulit, që ka qenë nën kontrollin e ISIS vitin e kaluar, ata morrën peng shumë vajza të cilat iu jepen xhihadistëve si skllave seksi, si dhe rrëmbyen rreth 1,500 djem të cilët u dërguan nën kërcënimin e armëve në kampet e trajnimit.