Lajmet e fundit

“Virgjëreshë, e bukur, 12 vjeçare. Çmimi i saj e ka arritur 12,000 dollarëshin dhe do të shitet së shpejti”, shkruan gazeta britanike Metro, transmeton Klan Kosova.
“Virgjëreshë, e bukur, 12 vjeçare. Çmimi i saj e ka arritur 12,000 dollarëshin dhe do të shitet së shpejti”, shkruan gazeta britanike Metro, transmeton Klan Kosova.
Një mesazh i shkruar në gjuhën arabe, po dërgohet në aplikacionet si Telegram dhe WhatsApp, duke i reklamuar gratë që janë në shitje bashkërisht me armët.
Është vlerësuar se ISIS-i ka rreth 3000 skllave seksi, shumica prej të cilave janë tregtuar si kafshë përmes telefonave të mençur.
Grupi terrorist, kur i publikon fotografitë e grave, i shoqëron me emrin e pronarëve të tyre, në mënyrë që t’ua vështirësojë ikjen.
Mesazhet e pjesëtarëve të ISIS-it, janë zbuluar nga agjencia e lajmeve Associated Press, konkretisht nga një aktivist nga komuniteti minoritet në Siri e Irak, Yazidi. Shumica e grave të komunitetit Yazidi, janë kidnapuar nga terroristët e ISIS-it dhe shërbejnë si skllave seksi.