Lajmet e fundit

Grupi terrorist,Shteti islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) ka kërcënuar grupin e armatosur palestinez Hamas, duke e zotuar se do t’i japin fund sundimit të fraksionit në territor.
Këtë mesazh ata e dhanë në një video 16 minutëshe e shpërndarë nëpër mediat sociale të mërkurën.
Luftëtarët të vendosur në provincën Alepo në Siri kanë dënuar Hamasin për sulmet ndaj grupeve të tyre salafiste në Rripin e Gazës, dhe dështimin e tyre për ta implementuar xhihadin në mënyrën e duhur.
“Çështja e xhihadit nuk është për të çliruar tokën ,por xhihadi është siç ka përcaktuar zoti , është lufta për vendosjen e ligjit të zotit në tokë.” Tha një luftëtar i maskuar në video, i cili më tej ka dënuar Hamasin për marrëveshjet me Iranin dhe lëvizjen libaneze Shia ,Hezbollah, si dhe bashkëpunimin me fraksione “nacionaliste”, “sekulariste” dhe “komuniste”.
“Ata i rrisin fëmijët e tyre ta respektojnë këtë flamur (Palestinez)” tha luftëtari, duke iu drejtuar palestinezëve se ata nuk mund ta sigurojnë lirinë e tyre.
“Rruga për të çliruar Palestinën kalon nëpër Irak dhe ne ISIL jemi duke u afruar nga dita në ditë, përderisa ata janë duke u larguar nga qëllimi i tyre”,tha militanti islamik, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova