Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin ekskluziv VIP Albarella.
Pas vrasjes me thikë të një 16 dhe 27-vjeçari pak ditë më parë, një turiste 17-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një 44-vjeçar. Autori i dyshuar është nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Kjo masë paraprake u caktua për shkak të provave serioze kundër tij dhe për të parandaluar përsëritjen e rasateve të ngjashme, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja ka ndodhur më 12 korrik, ku e mitura dhe autori u takuan në një nga plazhet e Albarellës, pa njohur njëri-tjetrin më herët, e më pas ata janë larguar nga plazhi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.