Lajmet e fundit

Garda civile spanjolle iu është bashkuar zjarrfikësve në përpjekje për të vënë nën kontroll zjarret më të mëdha që kapluan Ishujt Kanare në Tenerife në disa dekada.
Flakët që nisën të martën mbrëma në veri të kësaj zone, kanë detyruar zhvendosjen e të paktën 8 mijë vetave nga 8 komuna të vogla, raporton Klan Kosova.
Ishujt që ndodhen në Oqeanin Atlantik, në anën perëndimore të kontinentit afrikan, por që janë nën administrim të Madridit, kanë regjistruar reshjet më të pakta në disa vite.
Kanaret u përballën me thatësi të theksuar, si edhe pjesa tjetër tokësore e Spanjës për shkak të ndryshimeve klimatike.