Lajmet e fundit

Një 33 vjeçar është plagosur me armë zjarri në banesën e tij në zonën e “Freskut” në Tiranë, shkruan Shekulli.
Burime zyrtare nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në afërsi të godinës së Thesarit të Shtetit.
Mësohet se shtetasi A.G., 33 vjeç është qëlluar me armë zjarri brenda banesës së tij nga babai i vajzës me të cilën bashkëjetonte.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin e dyshuar për këtë vepër penale, si dhe ka shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i tij.
Besim Lata Ëështë kapur pak minuta pas ngjarjes, ndërsa shtetasi B.L. është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, shkak për plagosjen është bërë një mosmarrëveshje mes babait të vajzës dhe të dashurit të saj për bashkëjetesën e tyre.