Lajmet e fundit

Ëndrra e fëmijërisë është bërë realitet.
Leonardo DiCaprio nuk ka mundur ta ndal buzëqeshjen kur ai hyri në parapskenë, pasi rrëmbeu çmimin për “aktorin më të mirë” në Oscar 2016.
Në momentin që ai iu drejtua anëtarëve të shtypit, duke përfshirë Us Weekly, prapaskenës së Teatrit Dolby në Los Anxhelos, aktori pranoi se duke marrë pjesë në The Revenant dhe pasi fitoi në Oscar 2016, ishte diçka që ai ka ëndërruar që kur ai ishte fëmijë, transmeton Klan Kosova.
“Jam rritur në Los Anxhelos”, u tha ai gazetarëve.
“Kam qenë shumë afër me studiot e hollivudit, por u ndjeva i shkëputur nga ajo për tërë jetën time. Por duke pas prindër që kanë lejuar që unë të jem pjesë e kësaj industrie, të më marrin çdo ditë pas shkollës për audicionet, ata mund të ju tregojnë historinë se si kjo ka qenë ëndrra ime që kur isha 4 vjeç”, tha ai.
“Ky film për mua ishte shembullor”.
DiCaprio gjithashtu pranoi se kishte qenë i zhytur totalisht me mbështetjen e madhe që ai do të marrë nga fansat nëpërmjet internetit, në prag të Oscar të këtij viti.