Lajmet e fundit

Një 21 vjeçare ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ajo ishte e prekur me COVID-19, por kishte edhe sëmundje të tjera shëndetësore.
Kështu për Klan Kosova ka thënë Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Qyqalla tha se edhe përkundër përkujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk arriti të mbijetonte.
"Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte".