Lajmet e fundit

Klubi italian, Monza, po synon që ta transferojë sulmuesin e dikurshëm të Manchester United-it, Giuseppe Rossi, sipas raportimeve nga Tuttosport.
Rossi ka qenë duke luajtur te skuadra amerikane Real Salt Lake para se të niste pandemia e koronavirusit që e ka lënë paksa pezull situatën e tij.
Në anën tjetër, Monza po synon që të përforcohet tash që ka arritur të ngrehet një ligë më lartë në Itali, gjegjësisht në Serie B.