Lajmet e fundit

Një ushtar në pension i Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane është vrarë gjatë luftimeve në Bakhmut të Ukrainës.
Lajmin se amerikani është vrarë e ka bërë të ditur një mik i tij i ngushtë dhe themeluesit të një grupi jofitimprurës në Ukrainë.
Ushtari Nicholas Maimer, siç shkruan CNN, ishte në një ndërtesë në Bakhmut, e cila u shemb pasi u godit nga artileri e rëndë ruse, është shprehur nënkoloneli Perry Blackburg, themeluesi i organizatës jofitimprurëse AFGFree, transmeton Klankosova.tv.
Ukrainasit që ishin me Maimer besonin se ai ose ishte bllokuar në ndërtesën që u shemb ose ishte vrarë me një breshëri plumbash nga rusët.
“Ata erdhën në pozicionin që ishin, artileria e rëndë filloi të vinte dhe ndërtesa filloi të shembet. Kjo ishte kur shumica e amerikanëve dhe ukrainasve atje mundën të shpëtonin. Fatkeqësisht, Nick nuk mundi të arratisej”, tha për CNN një mik amerikan i Maimer në Ukrainë.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS