Lajmet e fundit

Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Fotoja dhe të dhënat e tij janë publikuar në faqen zyrtare të INTERPOL-it, ku theksohet se 43-vjecari kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Policia zyrtarisht nuk ka një të dhënë konkrete se ku ndodhet Zagani, por di vetëm që lëvizja e fundit e tij nga Shqipëria ishte drejt Italisë. 43-vjeçari nga Bushati i Shkodrës, ish-shef i Antidrogës në Fier, u arrestua kohë më parë për dekonspirim të një aksioni policor pas një kërkese të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa.
Ish-shefi i antidrogës në Policinë e Fierit , Dritan Zagani u arratis nga Shqipëria më 1 shtator, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie pas akuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria si i përfshirë në trafik droge, por edhe për shpërdorim detyre.
Sipas Prokurorisë, Zagani informonte trafikantët për lëvizjet e Policisë se Shtetit, ndërsa vetë ish-shefi i antidrogës në policinë e Fierit akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si të përfshirë në trafik droge./shekulli