Ish-punëtorët e fabrikës “Ballkani” në Suharekë po ankohen për pjesën e pagave të papaguara nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit.
Ata thonë se qysh kur i larguan nga puna në vitin 1990, me hyrjen e forcave serbe në këtë fabrikë për prodhimin e shiritave transportues, u ishte premtuar një ndihmë mujore me 50 euro në muaj.
Për 9 vjet, atyre iu mblodhën 5327 euro, prej të cilave iu paguan vetëm një pjesë.
Ndërkohë, në Agjencinë Kosovare të Privatizimit vonesën për pagesën e pjesshme të mjeteve e arsyetuan me ankesat që janë bërë në dhomën e posaçme të gjykatës supreme, kundër vendimeve të autoritetit të likuidimit.
Sipas një përgjigje me shkrim dërguar Klan Kosovës, pagesa e mjeteve të tjera do t’u jepet kur të bëhet shitja e aseteve të mbetura.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.