Lajmet e fundit

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara George H.W Bush, është shtruar në spital për një sëmundje ende të padiagnostifikuar.
92 vjeçari është dërguar në Spitalin Metodist në Teksas, pasi që gjendja e tij është përkeqësuar, ka thënë një pjesëtar i stafit të zyrës së tij.
Ende nuk dihet sëmundja e tij, mirëpo pritet që ai të lirohet në shtëpi brenda dy ditësh.