Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhuruar policisë së Kosovës shtatë dronë vëzhgues.
Ish-polici Xhemajl Ademaj, ka folur në Info Magazine në Klan Kosova lidhur me atë se për çka do të mund të përdoren ato.
Ademaj tha se dronët mund të hyjnë në punë tek ato zona ku policia s’mund të patrullojë.
“Pra, siç është luftimi i krimit në pjesën kufitare, aty ku ka më së shumti probleme”, tha Ademaj.
Ai theksoi se këto mjete do ta rrisin profesionalizmin e policisë.
Donacioni i ShBA-së vjen disa javë pas agresionit të Serbisë në Kosovë.
Si pasojë e një sulmi terrorist të organizuar nga një grup i armatosur serb, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Grupi terrorist udhëhiqen nga Milan Radoiçiq.