Lajmet e fundit
Bernd Possel nuk u rizgjodh në Parlamentin Evropian, por ai ka vazhduar që të shkoj në të gjitha takimet me shpenzime të veta. Ai e sheh Evropën si sfidë të tij, prandaj thotë se nuk do që unifikimin e saj t'ia lë në dorë politikanëve karrieristë.

Kur Bernd Posselt dështoi të rizgjidhet në Parlamentin Evropian, ai vendosi që të injorojë rezultatet e zgjedhjeve. Një javë pas dështimit, 59 vjeçari hyri në ndërtesën e legjislativit të Bashkimit Evropian, gjë që ka vazhduar ta bëjë gjithë këtë kohë.
Anëtari i partisë gjermane CSU, parti e fuqishme e lidhur me CDU-në e kancelares Angela Merkel, ende merr pjesë në debatet parlamentare.
Në Bavari ai ende mban trueza me qytetarë, për të diskutuar shqetësimet e tyre. Posselt thotë se ai paguan nga xhepi i tij të gjitha shpenzimet.
“Me shaka e them shpeshherë se jam Anëtar Nderi i parlamentit, por natyrisht që kjo s’është e vërtetë”.
Si ish parlamentar, ai ka të drejtë që të hyj në ndërtesë dhe komitetet. Por, askush veç z.Posselt nuk e shfrytëzon kaq shpesh këtë të drejtë, transmeton Klan Kosova.
“Përderisa të tjerët shkojnë në Mallorca dhe pushojnë, unë shkoj në Parlament Evropian me shpenzime të mia”.
“Evropa është qëllimi i jetës sime dhe bashkimi i saj është shumë i vlerë për t’ua lënë politikanëve karrieristë”.
Këto veprime të z.Posselt kanë marrë komente të ndryshme. Disa e kanë përkrahur e të tjerë e kanë portretizuar si qesharak dhe njeri që nuk e pranon dot disfatën.
“Nuk e kuptoj pse kjo është kthyer në temë debati”, tha ai.
“Pse duhet që të ndalohem të marr pjesë vullnetarisht në këto ngjarje? Unë nuk jam i interesuar në të bërit karrierë, por në kryerjen e punëve”.
Posselt nuk ka të drejtë vote, por mund të ndikoj në mënyrë jodirekte. Në pyetjen pse nuk e ka pranuar disfatën, ai tha se nuk mund të quhet disfatë moszgjedhja e tij.
“Unë nuk kam humbur në zgjedhje. Thjeshtë pata fatin e keq të jem në listën e kandidatëve të cilët pritejn të rizgjedhesin, por nuk ia dolën”./Klan Kosova.