Lajmet e fundit

Ish ministri në përbërjen e para të qeverisë së kryeministrit aktual, Sulejman Rushiti në një postim të tij në Facebook, ka thumbuar Nikolla Gruevskin, duke e kualifikuar si nje diktator.
Shkak është bërë kampanja mediatike e mediave pro qeveritare kundër ndërkombëtarëve, që akuzohen për implikim në punët e brendshme të shtetit.
"Të gjithë diktatorët ankohen se dikush nga jashtë tenton t'u bëjë diçka të keqe qytetarëve të tij, atë nuk guxon ta bëjë askush tjetër përveç tij", shkruan Rushiti./Zhurnal