Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani, është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike, por stabile, bëri të ditur zëdhënësi i tij.
Sipas zëdhënësit, Ted Goodman, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore apo kohëzgjatjen e shtrimit në spital, raporton
Reuters.
Giuliani, 81 vjeç, njihet gjerësisht për rolin e tij gjatë sulmeve të 11 shtatorit 2001, kur fitoi nofkën Kryebashkiaku i Amerikës.
Gjithashtu, ai shërbeu si avokat i presidentit Donald Trump në përpjekjet për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, çka çoi në akuza penale dhe procese gjyqësore ndaj tij, të cilat ai i ka mohuar.
Trump reagoi në rrjetet sociale duke e quajtur Giulianin si kryebashkiakun më të mirë në historinë e New Yorkut.
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.