“Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”.
Kështu ka deklaruar ish-presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij të fundit në gjyqin e Hagës.
Ai tha se pas luftës, populli shqiptar ishin qytetarë të OKB-së, andaj, ai tha se iu kishte bërë thirrje për besim e durim, transmeton Klankosova.tv.
“Ne ishim qytetarë të OKB-së në vendin tonë, un i bëra thirrje popullatës që të kishin durim, tolerant dhe të kishin besim në aleancën tonë. Pavarësia ishte fryt i aleancës tonë me ndërkombëtarët”, tha ai.
Pos tjerash, Thaçi tha se Kosova nuk u përballë vetëm me luftë, por me një shekull të tërë shtypjeje.
“Ajo me të cilën ne u përballëm nuk ishte vetëm koha e luftës, por një shekull shtypjeje”, tha Thaçi.
https://www.youtube.com/watch?v=B0jWi82qwTU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.