Lajmet e fundit

Është konfirmuar raportimi i Klan Kosovës lidhur me kandidatët për pozitën e drejtorit të QKUK-së.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar zyrtarisht emrat e aplikantëve që kanë plotësuar kriteret, ku në garë janëdy kandidatë: Mentor Zejnullahu dhe Zef Ndrejaj.
Zejnullahu aktualisht është U.D, drejtor i QKUK-së, kurse gjinekologu Ndrejaj udhëheqë klinikën e gjinekologjisë dhe ka qenë ish-kandidat për deputet i LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, raporton Klankosova.tv Të hënën e kësaj jave, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, përmes burimeve të saj, raportoi për emrat e këtyre dy konkurrentëve. Nga janari i 2024 ky institucion drejtohet me ushtrues detyre, ku deri më tani kanë dështuar dy konkurse me radhë. https://www.youtube.com/watch?v=MSwq96YTK_4 Krahas këtij konkursi publik, janë publikuar emrat edhe për spitalin e përgjithshëm në Vushtrri dhe Ferizaj. Në Vushtrri është vetëm një kandidat, Besim Muzaqi ku i njëjti ka qenë deputet i LVV në legjislaturën e 8-të.]
Kurse për Spitalin e Ferizajt, janë katër aplikantë të cilët kanë plotësuar kriteret si, Rinor Ajeti, Jetmir Ilazi, Ilir Hamdiu dhe Fikret Arifi, ky i fundit ka qenë edhe U.D, drejtori i këtij spitali kohë më parë.
Ndërkaq, Behrije Halilaj-Vishi sipas ShSKUK-së nuk i ka plotësuar kriteret për këtë pozite për të vazhduar tutje me garën.
Kujtojmë se spitali i Ferizajt për gati 5 vjet udhëhiqet me ushtrues detyre dhe me 5 drejtorë të ndryshëm.
Një muaj më parë Klan Kosova ka raportuar pikërisht për këtë fenomen se si institucionet shëndetësore drejtohet me ushtrues detyre në periudha të gjata.
Të enjten, bordi i ShSKUK-së në mbledhjen e saj bëri miratimin për formimin e Komisionit për Rekrutim pikërisht për këto tri konkurse. /Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=eJrjYWoFR9A