Lajmet e fundit

Mosmarrëveshjet, pas ndarjes, mes Paris Hilton dhe ish të fejuarit të saj, Chris Zylka po vazhdojnë ende.
Modeli dhe aktori 33 vjeçar, sipas Page Six, ka shpresuar se do ta rimarrë unazën e fejesës me vlerë dy milionë dollarë, të cilën ia kishte dhuruar 37 vjeçares Hilton kur i kishte propozuar më herët gjatë këtij viti në Aspen të Colorados.
Por situata është më e komplikuar se kaq.
Zylka, sipas disa burimeve, nuk ka shpenzuar fare para për të blerë këtë unazë 20 karatëshe, transmeton Klan Kosova.
Sipas tyre, aktori që ka luajtur në “The Leftovers” dhe “The Amazing Spider-Man” e ka marrë këtë unazë kaq të kushtueshme falas nga Michael Green, një argjendar i yjeve, shumë i afërt me Hilton.
Prandaj kjo është edhe arsyeja që Hilton, sërish sipas disa burimeve, do ta mbajë këtë unazë diamanti.
Është raportuar se Zylka ka një pasuri neto prej rreth 4 milionë dollarëve në ndërkohë që trashëgimtarja e perandorisë së hoteleve vlerësohet se ka pasuri prej 300 milionë dollarëve.
Në ndërkohë, më herët gjatë vitit, ishte raportuar se Zylka kishte siguruar paratë për të blerë unazën e çmueshme dhe shumë të shtrenjtë duke shitur disa “piktura shumë të vlefshme” që ai i kishte krijuar vetë.
Një zëdhënës i tashmë ish-çiftit kishte thënë se Zylka “ka klientë elitarë nga gjithë bota që vazhdimisht kërkojnë veprat e tij”.
Pas lajmit se Hilton dhe Zylka nuk janë më bashkë, u raportua nëpër shumë media se Hilton nuk ishte e lumtur me të fejuarin e saj, për shkak se ajo vazhdimisht paguante për gjithçka.
“Shumica e miqve të saj mendonin se ajo do të kuptonte në një moment se ajo ishte shumë e mirë për të. Ata ishin nga dy botë të ndryshme”, kishte thënë një burim shumë afër Hilton.