Lajmet e fundit

Ricky Hil, i dashuri i dikurshëm i këngëtares me prejardhje shqiptare Rita Ora, e lavdëron atë për aftësitë e saj në dhomën e gjumit.
Teksti i këngës së tij më të re, do të përfshijë diçka nga jeta e tyre intime e dashurisë.
Ricky Hil – i cili së fundmi është larguar nga juria e X Factor në Britani – iu referohet aftësive të saj në dhomën e gjumit në këngën e tij më të re, ku Ritës i referohet si “vajza e tij”.
Ai thotë: Zemër ti bën sex me mua më mirë se të gjitha vajzat. E di tani jam mjaftueshëm burrë që të të kem ty për të dashur”.
“Zgjohem nga gjumi natën dhe më duket se po t’i prek buzët”.
Rita i ka thënë fund lidhjes me Ricky në fillim të këtij muaji, por ai nuk është i vetmi muzikant i cili i referohet yllit në këngë.
Edhe reperi A$AP Rocky i shokoi të gjithë në Maj, kur në këngën e tij Better Things, e përmendi Ritën jo fort hijshëm.