Lajmet e fundit

Wilmer Valderrama është ndër njerëzit e parë që vizitoi ish të dashurën e tij, Demi Lovato, e cila është duke u trajtuar në spital pas mbidozës së saj të dyshuar me droga.
38 vjeçari i cili kishte një lidhje me këngëtaren për gjashtë vjet, u pa të hënën në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos, saktësisht aty ku po rikuperohet ylli Lovato, njofton Klan Kosova.
Stafi i sigurisë e çoi aktorin në një parking të stafit, pas së cilës ai kaloi dy orë pranë shtratit të saj.