Lajmet e fundit

Këngëtarja shqiptare Rita Ora është në lidhje me bateristin amerikan, Travis Barker.
Ish bashkëshortja e këtij të fundit, Shanna ka paralajmëruar Orën se ai pos pamjes së egër ka edhe një varësi për tradhti si dhe ka përdorur substanca narkotike.
“Martesa jonë kishte përfunduar për shkak të varësisë nga substancat narkotike dhe për shkak të tradhtisë”
“Ai më ka tradhtuar vazhdimisht. Të jetosh me të është sikur të jesh në një karrusel. Ritës i uroj shumë fat – do t’i duhet” është shprehur ajo, transmeton Klan Kosova.
Shanna ka vazhduar se Rita është në lidhje me bateristin për të hyrë më shpejt në industrinë muzikore amerikane.
“Mendoj se ajo që e tërheq Ritën është se Travis i njeh të gjithë në industrinë muzikore amerikane”.
“Për Travisin, ajo është vetëm një 24 vjeçare që e bën atë të ndihet më i ri dhe relevanti rëndësishëm. Ata të dytë janë njerëz të uritur për famë, kështu që i janë përshtatur njëri-tjetrit. Unë vetëm shpresoj se Rita është duke e kuptuar se me çfarë është duke u marrë”, ka shtuar ajo.
Lidhja e Shana dhe Travis Barker ka përfunduar në vitin 2012.