Lajmet e fundit

Miliarderja MacKenzie Scott është martuar me një mësuese shkencash në shkollën e fëmijëve të saj, dy vjet pas divorcit me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.
Scott është një nga gratë më të pasura në botë dhe ka dhënë më shumë se 4 miliardë dollarë nga pasuria e saj.
Lajmi për martesën e saj me Dan Jewett u zbulua përmes faqes së internetit të filantropisë, Giving Pledge.
"Dan është një djalë kaq i shkëlqyeshëm dhe unë jam i lumtur dhe i ngazëllyer për të dy", tha Bezos në një deklaratë.
Scott, pasuria e së cilës cila vlen rreth 53 miliardë dollarë sipas vlerësimit më të fundit të Forbes, ka deklaruar qëllimin e saj për ta dhënë pjesën më të madhe të saj.
Ajo ka kushtuar shumë nga donacionet e saj në organizata bamirëse të drejtuara nga gratë, bankat e ushqimit dhe kolegjet.
Zonja Scott ishte e martuar me Z. Bezos për 25 vjet dhe e ndihmoi atë të fillonte Amazon në 1994. Ajo është gjithashtu autore e dy romaneve.
Faqja e saj në Amazon tani thotë se ajo "jeton në Seattle me katër fëmijët e saj dhe burrin, Dan". Ai jep mësim në shkollën prestigjioze ku janë fëmijët e saj, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
