Ish-gazetari Arbër Vllahiu, i cili tashmë kandidon për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, ka thënë se ai dëshiron që në gjithë Prishtinën të vendos kamera sigurie.
“Kam shumë qejf që të vendos kamera sigurie në gjithë kryeqytetin dhe në të gjitha shkollat për shkak të sigurisë”.
“Ka problem me sigurinë, duhet të ketë siguri në shkolla, por siguri duhet të ketë edhe jashtë shkollave”.
“Duhet të ulet niveli i rrezikshmërisë në kryeqytet”.
Kështu ka thënë Vllahiu në emisionin “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.