Lajmet e fundit

Ish-e dashura e Chris Brown, Karrueche Tran do të dëshmojë në Gjykatë kundër këngëtarit dhe ish të dashurit të saj dhe do të detajojë kohën kur ai dyshohet se e ka abuzuar atë.
TMZ raportoi më 7 maj se Karrueche nuk ka "asnjë frikë" për të dëshmuar kundër reperit Brown.
Në shkurt, reperi mori një urdhërndalim pas paraqitjes së dokumenteve të gjykatës pasi modelja ka pretenduar se ai u zotua ta vriste atë dhe shtoi se ai e kishte rrahur atë më parë, transmeton Klan Kosova.
Në deklaratat e saj ligjore, modelja tha se Chris "u tha disa njerëzve se ai do të më vriste", sepse ata nuk janë më së bashku.
Pretendimet e Karrueche, përfshijnë edhe deklaratën e saj se reperi e ka goditur dy herë në stomak si dhe se ai e ka hedhur poshtë shkallëve.
Këto incidente, nëse do të ishin të vërteta, besohet se kanë ndodhur derisa reperi ishte në provë pas sulmit të Rihannas.
Dokumentet ligjore gjithashtu pretendojnë se Chris ka kërcënuar të dëmtojë miqtë e saj dhe madje edhe kohët e fundit hodhi një pije në njërin prej tyre.
Në rastin famëkeq të Chris për Rihannën, ajo refuzoi të dëshmojë kundër tij.
Raportohet se Karrueche dëshiron të dëshmojë jo vetëm për të thënë akuzat e saj kundër Chris, por duket se ajo gjithashtu dëshiron të motivojë dhe "të frymëzojë gratë e tjera për të dalë përpara dhe për t'u përballur me njerëzit që i abuzojnë ata".