Ish-diplomati Blerim Canaj, sonte në Edicionin Special në Klan Kosova pati kritika të mëdha ndaj kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së Albin Kurti.
Canaj tha se Kurtit i duhen krizat që të mbijetojë politikisht.
"Në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje i merr 40 deputetë e më shumë atëherë gjasat që ne të shkojmë në zgjedhje janë prapë të mëdhaja. Madje... madje edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje i merr 60 deputetë", u shpreh Canaj në Klan Kosova.
"Përshtypja ime gjatë kësaj periudhe, gjatë këtyre 5-6 viteve është që zotëri Kurti apo zotit Kurti patjetër i duhen krizat që të mbijetojë dhe të jetojë sa më gjatë politikisht", deklaroi ish diplomati.
"Kjo tregon fatkeqësisht se ne e kemi një qeveri e cila që 5-6 vite ende nuk e ka të qartë që është e thirrur që e ka fituar besimin e qytetarit që ajo të gjejë zgjidhje", shtoi Canaj.
Sipas tij, deri më tani është parë që janë votuar njerëzit që janë ekspertë në krijimin e krizave./ Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=DnvtgKoh_N0
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.