Lajmet e fundit

Cheryl Cole dhe Liam Payne së fundi u bënë prindër të një fëmiu, ndërsa Cheryl u përlot kur ish-burri i saj, futbollisti Ashley Cole e kishte uruar për lindjen e të birit.
Cheryl dhe Ashley ishin ndarë më 2010 pas pohimeve se ai e kishte tradhtuar.
Ndonëse ata nuk kanë mbetur të afërt, tani raportohet se ai i është afruar asaj duke ia uruar më të mirën pasi që ka lindur.
“Ai u dëshiroi lumturi në të ardhmen Cheryl dhe Liam”, thotë një burim për revistën Closer.
“Ai i tha Cheryl se sa me fat është biri i saj që e ka atë për nënë, dhe se gjithmonë e kishte ditur se ajo do të bëhej një nënë e mirë”.