Lajmet e fundit

Ish-baskëshorti i Janet Jackson, Wissam Al Mana duket se akoma e do atë.
Pas më pak se një jave prej kur lajmi për ndarjen e tyre pas pesë vjetësh martesë mori dhenë, miliarderi nga Katari shkroi një mesazh plot dashuri për ish-bashkëshorten e tij.
“Dedikuar njeriut më të mirë në botë, falemnderit pa fund për dashurinë tënde hyjnore, mbështetjen e pashterrshme dhe padyshim falemnderit që ke qenë mikja ime më e ngushtë”, ka shkruar Al Mana, transmeton Klan Kosova.
Ai bashkë me këtë postim kishte vënë edhe një fotografi bardh e zi të ikonës së pop muzikës, ku kishte shkruar sërish fjalë të tjera dashurie.
“Të dua shumë, shpresoj se do të jemi së bashku në botën tjetër, atë të përjetshme”, kishte thënë ai.
Në ndërkohë, më herët është raporuat se këngëtarja 50 vjeçare po ia del mbanë edhe pas ndarjes nga bashkëshorti.
Ajo kishte ndarë me fansat e saj për herë të parë edhe fotografinë e djalit të saj dhe Al Mana, Eissa.
“Foshnja ime dhe unë, pas gjumit të pasdites”, kishte shkruar Jackson.
https://www.instagram.com/p/BS4yPomgBfQ/?taken-by=janetjackson
Burimet raportojnë se çifti i cili u martua në vitin 2012 ka vendosur që t’i ndajë rrugët pasi që gjërat nuk po funksiononin më.
Wissam është burri i tretë i Jackson pas James Debarge dhe Rene Elizondo.