Lajmet e fundit

Një ish asistente e Harvey Weinstein ka deklaruar se kishte pasur presion që të nënshkruaj një marrëveshje të fshehtë (NDA) që sipas saj kishte mungesë morali në çdo nivel.
“Nuk mund të ketë një dokument ligjor i cili mbron sjelljet kriminale” është shprehur Zelda Perkins në fjalën e saj para Komitetit për Gra dhe Barazi në parlament.
Perkins ka thënë se ajo është larguar nga kompania “Miramax” e Weinstein, pasi një kolege e saj e kishte akuzuar këtë të fundit se ishte munduar ta përdhunojë.
Weinstein i ka mohuar të gjitha akuzat drejt tij, që lidhen me marrëdhënie seksuale pa konsensus.
Ai, Miramax dhe pronari i kompanisë Disneu ishin ftuar që të dëshmonin para komitetit, mirëpo nuk kanë bërë një gjë të tillë.
