Lajmet e fundit

Joey Fatone ka bërë të ditur planet e tij për të hapur një stendë për të shitur hot dog-a të quajtur "Fat One’s" në një qendër tregtare në Florida!
Ish antëtari 39 vjeçar i grupit muzikor N’Sync, ndër tjerash do të shërbejë hot dog të quajtur “Boybander”, i cili është i përbërë nga pesë të tillë të vegjël për t’i përfaqësuar pesë anëtarët e grupit të tij të dashur.
“Pas disa vjetësh pune në televizion me emisione rreth ushqimit, jam i ngazëllyer që po e hap një sipërmarrje të re, e cila është kombinimi i asaj se çfarë unë jam, nga jam dhe ku kam qenë”, ka thënë Joey në një deklaratë, transmeton Klan Kosova.
“Lansimi i “Fat One’s" në Qendrën Tregtare Florida, ku kam bredhur si fëmijë i shkollës së mesme, e kam ndjerë si një përshtatje të përsosur për lokacionin tonë të parë”, ka përfunduar ai.