Mesfushori i Real Madrid, Isco, ka vlerësuar lartë taktikat e trajnerit të tij, Zinedine Zidane, pasi kanë mposhtur kundërshtarët lokalë, Atletico Madrid, me rezultat 0-3, njofton Klan Kosova.
Cristano Ronaldo shëno hat-trick ndërsa Real tani kryeson tabelën.
“Gjatë javës kemi punuar në këtë sistem që luajtëm sonte 4-4-1-1 dhe na doli i qëlluar edhe sonte”, tha Isco.
“Patëm telashe në disa qaste por në fund ia dolëm mirë. Luajtëm perfekt, kuptuam njëri tjetrin në çdo moment dhe jemi të lumtur me tri pikë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.