Saga e transferimit të Alexander Isak nga Newcastle te Liverpooli u përmbyll dje. Sulmuesi suedez iu bashkua "The Reds" për 150 milionë euro.
Isak u shpreh entuziast për këtë aventurë të re duke theksuar se ka ambicie të mëdha.
“Ndjehem mrekullueshëm. Ka qenë një rrugëtim i gjatë për të arritur këtu. Por jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, këtij klubi dhe gjithçkaje që ai përfaqëson. Është diçka për të cilën jam krenar dhe mezi pres të përjetoj këtë aventurë”.
“Jam thjesht i lumtur që u realizua dhe që mund të kthehem përsëri në punë. Pres me padurim të takohem me shokët e skuadrës dhe tifozët, dhe të rikthehem në fushë. Mendoj se kam shumë për të dhënë dhe shumë për t'u përmirësuar. Jam sulmues, por gjithmonë dua t’i jap sa më shumë skuadrës, kryesisht gola, por edhe shumë më tepër se kaq. Dua të fitoj gjithçka”, deklaroi Isak.
Sulmuesin e ri të Liverpoolit do ta kemi kundërshtar me Suedinë e tij në "Fadil Vokrri" të hënën më 8 shtator në kuadër të kampanjës kualifikuese për Botëror. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.