Lajmet e fundit

Eskorta me eshtrat e heroit kombëtar, Isa Boletini do të udhëtojë sot në Prekaz të Skwnderajt.
Eshtrat e heroit do të vendosën në hapësirën pranë kullës së Adem Jasharit dhe para tij qytetarët kanë mundësi të bëjnë homazhe.
Për jetën dhe veprën e tij do të flitet sot edhe gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.
Seanca do të fillojë në orën 12:00, ndërsa nga ora 14:00 arkivoli me eshtrat e heroit do të jetë në hollin e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast deputetet do të mund të bëjnë homazhe.
Pas kësaj, arkivoli me eshtrat e heroit do të kalojë nga Bulevardi “Bill Klinton” për të vazhduar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe përmes Sheshit të qytetit.