13.01.2020 · përditësuar para 2393 dite1 min lexim
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se zgjidhjen duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje dhe jo partia të cilën ai e drejton.
Kujtojmë se sot rreth orës 12:00, ambasadori Kosnett është parë duke hyrë në selinë qendrore të këtij subjekti politik.
Klan Kosova ka mësuar se kjo vizitë e Kosnett është bërë ekskluzivisht për ta diskutuar mosarritjen e koalicionit VV-LDK, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.