Lajmet e fundit

Me rastin e Krishtlindjes, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Mustafa ka uruar që kjo festë ta gjejë popullin e Kosovës të bashkuar, në mirëqenie dhe plotë begati, njofton Klan Kosova.
''Të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë, për shumë mot Krishtlindjen.
Uroj që kjo kremte të gjejë familjet tuaja të mbushura me shëndet, harmoni dhe dashuri.
Festa e Krishtlindjes, le ta gjejë popullin e Kosovës të bashkuar, në mirëqenie dhe plotë begati.
Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë''.