16.02.2018 · përditësuar para 3088 dite1 min lexim
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është lajmëruar përmes telefonit nga Gjermania ku po qëndron për t’u shëruar dhe ka uruar 10 vjeetorin e pavarësisë.
“Është fitore e përbashkët me miqtë tanë”, ka thënë Mustafa në paraqitjen e tij në televizionin publik .
“Konsideroj se duhet të jemi unik. Duhet bashkërisht të kapërcejmë edhe disa faza që janë shumë të rëndësishme për ne në jetësimin e të gjitha aspiratave tona që na i ka lanë presidenti Rugova por edhe gjithë luftëtarët e UÇK-së, heronjtë e heroinat tona prandaj në këto momente dhe në këtë përvjetor konsideroj se ajo çfarë na nevojitet, na nevojitet uniteti për çështjet themelore të shtet-ndërtimit tonë’, tha Mustafa nëpërmjet telefonit për televizionin publik.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.