Lajmet e fundit

Kundërshtimet opozitare të këtij lloji që u bënë vitin e kaluar ndaj Qeverisë së tij Isa Mustafës nuk po i largohen nga mendja.
Kryeministri i vendit prapë përkujtoi sjelljet opozitare, kur këtë të martë ishte kryefolës në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik.
Përkundër këtyre akuzave ndaj opozitës, Mustafa, nuk la pa përmendur shifra që sipas tij po ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe tërheqjen e investimeve të huaja
Ky përmendi shumën prej 350 milionë eurove që sipas tij u investuan në Kosovë nga investitorë të huaj në vitin 2015.
Në një linjë me shefin e saj partiak e qeveritar ishte dhe ministrja e tregtisë dhe industrisë.
Këto ishin dy fjalimet e vetme që mund të xhiroheshin nga kamerat televizive.
Pasi tyre takimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ishte i mbyllur për publik.
Kronikë e Besnik Tahirit.