Lajmet e fundit

Me rastin e vrasjes së policit Izet Demaj sot në Istog, kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Demaj dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Shkrimi i plotë më poshtë i kryetarit të LDK-së
“Sot morëm një lajm të hidhur se në Istog, u vra në krye të detyrës Izet Demaj, polic i Republikës së Kosovës. Izeti u vra në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës së Kosovës, u vra njeriu për idealet për të cilat luftoi edhe atëherë kur ishte më së rëndi".
Ndër të tjera në reagimin e Mustafës thuhet “Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtë për të parandaluar rrezikimin e jetës së qytetarëve dhe pronës së tyre dhe të mos lejojmë që Kosova të shndërrohet në strehimore të kriminelëve”.
“Në emrin tim dhe të LDK-së i shpreh ngushëllime Familjes Demaj dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës” është shprehur kryetari Mustafa” përfundon komunikata e Lidhjes Demokratike të Kosovës përcjellë Klan Kosova.