Lajmet e fundit

Me këto urdhra, policia po sigurohet që rruga kryesore në Podujevë të jetë pa asnjë pengesë .
Paraditen e së martës, kryeqendra e Llapit, është nikoqire e Ditëve të Mjedrës, e këtu mysafir nderi është kryeministri Isa Mustafa, njofton Klan Kosova
Por, respekt për shefin e qeverisë nuk kanë edhe aktivistët e Vetëvendosjes që ia ndërprenë fjalimin qysh në fillim.
E kur masa brohoriste për Mustafën, policia bashkë me dy persona nga mbrojtja e kryeministrit, u treguan të ashpër duke e arrestuar personin që gjuajti me vezë dhe një tjetër që po e mbronte.
Kronikë nga Besnik Tahiri.