Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se videoja e publikuar në rrjetin social Facebook nga Albin Kurti, ka dhënë sinjale që ata kanë heq dorë nga marrëveshja për formimin e qeverisë.
Ai në emisionin Debat të RTK-së tregoi edhe arysen se pse LDK-ja e ka votuar Glauk Konjufcën për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.
“E kemi pasur të ditur se kryeparlamentari i takon LDK-së. E vetmja gjë që kishte mbetur të harmonizoheshim ishte zotimi për Presidentin. Lindi një propozim i ri me 23 dhjetor. Ne i thamç se ai propozim është kthim mbrapa”.
“Më 26 dhjetor deri në orën 13 kur e mbajtëm mbledhjen, nuk patëm përgjigje se çfarë do të bëjnë ata, ne konsideruam se VV-ja do ta qonte kandidatin e vet. Ne morëm vendim që ta përkrahim që t’i hapim rrugë konstituimit të Kuvendit. Ne kemi llogaritur që nëse ajo bëhet (propozimi i kryeparlamentarit), atëherë VV e heq dorë nga partneriteti”, u shpreh Mustafa, transmeton Klan Kosova.