Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot e ka përkujtuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Agim Kikajn.
Sipas Mustafës, Kikaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në proceset shtetformuese të vendit tonë, puna dhe veprimtaria e tij e bëjnë sot të paharrueshëm, transmeton Klan Kosova.
“Sot, në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtojmë veprimtarin e shquar politik, njeriun e mrekullueshëm, Agim Kikajn”.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:Agim Kikaj ishte shumë i afërt me njerëzit dhe miqtë e tij. Ai gjithmonë ishte i hareshëm dhe modest duke pasqyruar shpirtin e tij të pastër dhe karakterin e tij të lartë që e kishte. Agimi ishte miku i jonë, ishte shëmbëlltyrë e njeriut me veti të larta të punës dhe i përkushtuar për popullin e Kosovës.Ndarja e hershme e tij është një humbje e madhe për Kosovën. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në proceset shtetformuese të vendit tonë, puna dhe veprimtaria e tij e bëjnë sot të paharrueshëm.Kosova humbi një personalitet të kompletuar, e humbi një aktivist të palodhshëm që i shërbeu ndërtimit të institucioneve demokratike të Kosovës. Agim Kikaj i dha Kosovës një veprimtari të pasur dhe la pas një biografi të jashtëzakonshme.Kosova dhe Lidhja Demokratike i janë mirënjohëse për kontributin e tij të madh.Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit, Agim Kikaj!”
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.