Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka përshëndetur projektin ‘’BOREA’’ i cili po konsiderohet tejet pozitiv në rikthimin e Pejës në hartën e vendeve më me interes për turizmin.
Përmes një postimi në profilin e tij të rrjetit social Facebook, Kryeministri Mustafa, uroi Kryetarin Muhaxheri, për punën dhe angazhimin e dhënë në Komunën e Pejës, njofton Klan Kosova.
Për më shumë lexoni statusin e plotë të Kryeministrit Mustafa:
‘’Janë vënë bazat për jetësimin e projekti BOREA në qytetin e Pejës. Ky projekt do ta rikthej Pejën në hartën e vendeve me interes të veçant për ta vizituar. Uroj Komunën e Pejës dhe Kryetarin Muhaxheri për punën dhe angazhimin e palodhshëm për të arritur realizimin e këtij projekti që do të krijojë mundësi punësimi dhe zhvillimi ekonomik, sidomos në industrinë e turizmit, për të cilën, Peja gjithmonë ka pasur traditë.’’